Peci: Kurti tani është në pozitë fantastike për të shkuar në zgjedhje, i ka në dorë resurset

by informim peje

Lulzim Peci, nga KIPRED, tha se kryeministri Albin Kurti tani është në pozitë fantastike që të shkojë edhe në një palë zgjedhje, derisa përmendi edhe opozitën.

“Ky i ka në dorë resurset (Kurti), sot këta janë varfëruar, sot me dalë në zgjedhje i marrin në qafë opozitën se kanë mbetur pa para, janë shfrytëzuar me zgjedhje. Tani Kurti është në pozitë fantastike që të shkojë edhe një palë zgjedhje”, theksoi ai.

banner

Për liderin e LDK dhe PDK-së, Peci tha se në fushatën zgjedhore ata kanë performuar si kandidatë për ministra të financave dhe jo për kryeministër.

”Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza në fushatë zgjedhore kanë performuar si kandidat për ministër të financave dhe jo si kandidat për kryeministër. Për me qenë lider i partisë duhet me dalë përtej dimensionit të rrogave edhe këtyre çështjeve, lidershipi politik nënkupton diçka tjetër dhe mendoj që kjo është njëra prej defekteve shumë të mëdha të cilat i kanë, i mungon komponenta politike shumë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy