Rexhepi:Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcënim për shqiptarët

by Nexhat

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar ndaj zhvillimit të stërvitjeve ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës.

Sipas tij, këto veprime përbëjnë një provokim të radhës ndaj popullatës shqiptare.

banner

“Demonstrimi i forcës me helikopterë dhe parashutistë në zona të banuara përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Ai i ka cilësuar këto veprime si të papranueshme dhe të rrezikshme, duke paralajmëruar se ato rikthejnë një klimë frike dhe pasigurie në rajon.

“Prania e bazave dhe zhvillimi i stërvitjeve ushtarake krijojnë një atmosferë presioni dhe frikësimi mbi popullatën shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e pasigurisë dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga këto troje”, ka shtuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy