13 ankesa të maqedonasve tek gjykata kushtetuese ndaj gjuhës shqipe

by Nexhat

Ekzistojnë gjithsejtë 13 ankesa të bëra nga gjithsejtë 43 individë dhe subjekte politike e shoqata maqedonase ndaj ligjit të gjuhëve, përkatësisht kundër përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut.

Këto shifra u ri-shpalosën përmes një komunikate të sotme të gjykatës kushtetuese në një reagim të saj ndaj ish-Kryetarit të vendit, Stevo Pendaroski.

banner

Pendarovski ditë më parë kishte thënë për televizionin nga Kosova Tëvë1 se “njëqyetar privat, i panjohur për publikun e përgjithshëm ka pariqitur një mocion nëgjykatën kushtetuese duke thënë se ligji për gjuhët nuk është në përputhje me kushtetutën” dhe kështu i njëjti ka “kërkuar shquzimin e këtij ligji”, shkruan Zhurnal.mk.

Gjykata Kushtetuese sot reagoi dhe i ri-shpalosi shifrat, si dhe krejt ankuesit ndaj ligjit të gjuhëve.

“Gjykata Kushtetuese thekson se deklaratat e tilla [v.j. të Pendarovski] nuk janë të sakta dhe nuk korrespondojnë me gjendjen faktike. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një “parashtrues të panjohur për publikun”, por për 13 iniciativa të paraqitura nga 45 paraqitës, përfshirë parti politike, profesorë, avokatë, shoqata dhe qytetarë. Ky informacion është shpallur publikisht nga Gjykata në disa raste vitet e fundit, si pjesë e përpjekjeve të saj për transparencë. Mund ta lexoni edhe në linkun e mëposhtëm: https://ustavensud.mk/archives/31152,” tha Gjykata Kushtetuese në komunikatën e cila deri në momentin e këtij shkrimi është bërë vetëm në gjuhën maqedonase, e jo edhe në gjuhën shqipe.

Në vegëzen e arhivës së gjykatës, lista e nismave ankuese ndaj gjuhës shqipe tek gjykata kushtetuese është kjo:

1. Ivica Efremov nga Velesi dhe Stiv Angelovski nga Manastiri;

2. Shoqata “Kongresi Botëror Maqedonas” nga Shkupi, përfaqësuar nga kryetari Todor Petrov nga Shkupi, 

3. Prof. Dr. Jove Kekenovski. nga Shkupi, 

4. Vasko Lazeski, Petar Robeski, Zdravko Kitanoski, Goce Šterjoski, Adriana Veljanoska, Darko Dejanoski, Jovan Dejanoski, Simona Koleska, Darko Najdeski, Branche Stanišoska dhe Nena Hloupek, të gjithë nga Kërçova, 

5. Partia Politike “VMRO-DPMNE” nga Shkupi, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Igor Janusev,

6. Ivana Mitevska nga Shkupi, 

7. Tome Todorovski, avokat nga Sveti Nikola;

8. Clementina Brzanovska nga Shkupi, 

9. Vladimir Stefanovski nga Shkupi, 

10. Solza Grceva, Natasha Trajkova, Mirjana Janceva, Goran Nastevski, Sasho Smilevski, Lidija Gorachinova, Blagorodna Urdarevic, Slobotka Aleksovska, Silvana Petrovska, të gjitha nga Shkupi, 

11. Partia politike “E Majta” nga Shkupi, e përfaqësuar nga personi i autorizuar, Doc. Prof. Dr. Dimitar Apasiev, 

12. Shoqata “Kongresi Botëror Maqedonas” nga Shkupi, e përfaqësuar nga kryetari Todor Petrov nga Shkupi

13. Prof. Dr. Tanja Karakamisheva-Jovanovska nga Shkupi, me deklarata përkrahëse nga Prof. Dr. Savo Klimovski, Akademik Kata Kjulavkova, Prof. Dr. Jasna Koteska, Prof. Dr. Dr. Simona Gruevska – Madzoska, Prof. Dr. Vladimir Bozhinovski, Prof. Dr. Ivanka Vasilevska, Prof. Dr. Aleksandar Spasenovski, Prof. Dr. Vasko Naumovski dhe Prof. Dr. Aleksandar Dashtevski.

Pendarovski në intervistën me Teve1 thotë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni të Veriut dhe ai i kundërshton ata të cilët thonë se ligji për gjuhët është në mospërputhje me kushtetutën.

Madje Pendarovski në këtë intervistë tha se ai pajtohet me disa parti politike shqiptare të cilat thonë se fjalët « gjuha shqipe“ duhet të jetë në kushtetutë në të njëjtën fjali me gjuhën maqedonase, dhe kështu zëvendësuar kjo e tashme e cila flet për gjuhën të cilën e flasin më shumë se 20% e popullatës/ Zhurnal.mk

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy