Sveçla takon në Mitrovicë zyrtarët e MPB-së, në fokus zbatimi i ligjeve për automjete dhe të huaj

by engel

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar sot një takim pune me zyrtarët e gjendjes civile nga komunat e rajonit të Mitrovicës, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të angazhuar në zbatimin e Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huaj, të cilët kanë hyrë në fuqi më 15 mars të këtij viti.

Gjatë takimit, Sveçla ka vlerësuar angazhimin e zyrtarëve dhe ka theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, me qëllim të zbatimit të unifikuar dhe efikas të vendimeve të fundit të MPB-së.

banner

Ai ka nënvizuar se roli i zyrtarëve në terren është thelbësor për mbarëvajtjen e procesit, duke veçuar informimin e saktë dhe në kohë të qytetarëve, si dhe bashkëpunimin me ta, si elemente kyçe për arritjen e rezultateve të synuara.

Sipas ministrit, Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar me kapacitet të plotë institucional për të garantuar që zbatimi i ligjeve të zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet ligjore në fuqi.

Po ashtu, ai bëri të ditur se MPB është në koordinim të ngushtë me komunat, Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Regjistrimit Civil, për të siguruar përmbushjen e obligimeve ligjore nga të gjitha institucionet e përfshira.

Në funksion të lehtësimit të procesit, MPB ka themeluar edhe ekipe të posaçme mbështetëse, të cilat do të ofrojnë asistencë dhe sqarime për çdo paqartësi gjatë trajtimit të kërkesave, duke synuar rritjen e efikasitetit në procedurat administrative.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me synim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy