Komandanti i KFOR-it për rajonin perëndimor viziton Komunën e Rahovecit

by engel

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se ka pritur në një takim zyrtar Komandantin e RC-W të KFOR, Kolonel Federico Mora.

Gjatë vizitës, kryetari i komunës dhe komandanti Mora kanë diskutuar për çështje që lidhen me sigurinë në rajon, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe përkrahjen në projekte të ndryshme në shërbim të qytetarëve.

banner

Në këtë takim u shpreh mirënjohje për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Nga ana e saj, Komuna e Rahovecit theksoi se mbetet e përkushtuar dhe e hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, në funksion të rritjes së sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy