AKK thotë se dëmet në komuna nga vërshimet janë mbi 5 milionë euro: Qeveria të reagojë urgjent dhe të alokojë paratë

by Nexhat

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka thënë se sipas vlerësimeve të komunave që janë prekur nga vërshimet e fundit, dëmet deri më tani tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro.

Nga AKK, është thënë edhe se këto dëme po prekin rëndë ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike.

banner

‘’ Komunat më të prekura, sipas vlerës së dëmeve, janë: Gjakova – 2.7 milionë euro; Drenasi – mbi 1.5 milionë euro; Peja, Rahoveci dhe Mitrovica – nga 800 mijë euro secila; Klina – mbi 650 mijë euro; Malisheva – 540 mijë euro’’, thuhet mes tjerash nga AKK.

Komunikata:

Vlera e dëmeve nga vërshimet e fundit nëpër komuna tejkalon 5 milionë euro

Sipas vlerësimeve fillestare të Komunave të prekura nga vërshimet e fundit, dëmet deri më tani tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro, duke prekur rëndë ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike.

Komunat më të prekura, sipas vlerës së dëmeve, janë:

•             Gjakova – 2.7 milionë euro

•             Drenasi – mbi 1.5 milionë euro

•             Peja, Rahoveci dhe Mitrovica – nga 800 mijë euro secila

•             Klina – mbi 650 mijë euro

•             Malisheva – 540 mijë euro

•             etj

Ndërkohë, vlerësimet ende nuk janë përfundimtare për disa komuna të tjera

Në këtë situatë, i bëjmë thirrje nivelit qendror për:

•             Reagim urgjent dhe të koordinuar institucional;

•             Alokim të menjëhershëm të mjeteve financiare;

•             Aktivizim të fondeve emergjente dhe mekanizmave shtetërorë;

•             Mbështetje konkrete për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët dhe bizneset.

•             Dhe të shtohet veprimi insitucional që këto mos të përseriten, pra të punohet dhe veprohet në parandalimin e vërshimeve.

Komunat nuk mund të përballojnë të vetme këtë barrë financiare. Pa një ndërhyrje të shpejtë nga niveli qendror, rrezikohet seriozisht realizimi i shumë projekteve dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët.

Komunat dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, mbeten të përkushtuara për bashkëpunim të plotë institucional, por njëkohësisht kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy