Sllovakia publikon listën për sfidën me Kosovën, rikthehen Skriniar dhe Lobotka

by engel

Selektori i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosova.

Në listën e publikuar nuk mungojnë dy nga emrat më të rëndësishëm të ekipit, kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori i Napolit, Stanislav Lobotka. Për të dy lojtarët kishte dyshime për mungesë, për shkak të problemeve fizike, por trajneri ka vendosur t’i përfshijë në listë.

banner

Skriniar pësoi një dëmtim në ndeshjen e Fenerbahçe ndaj Nottingham Forest më 19 shkurt, në kuadër të play-offit të Liga e Evropës, dhe që atëherë nuk është aktivizuar. Në anën tjetër, edhe Lobotka ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Napolit kundër Torinos dhe Lecces.

Ndeshja ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 mars në Bratislavë, dhe është e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për Kupa e Botës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy