Pentagoni: Nuk ka afat të përcaktuar për përfundimin e luftës me Iranin

by engel

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se nuk ekziston një afat i përcaktuar për përfundimin e luftës kundër Iranit, e cila ka hyrë në javën e tretë.

Në një konferencë për shtyp, Hegseth theksoi se vendosja e një afati kohor nuk është në planet e administratës amerikane, duke shtuar se vendimi për përfundimin e konfliktit do t’i takojë presidentit Donald Trump. Ai u shpreh se operacionet po ecin sipas planit dhe se objektivat do të vlerësohen në vijimësi.

banner

Ndërkohë, Hegseth komentoi edhe raportimet për një kërkesë të mundshme prej mbi 200 miliardë dollarësh drejtuar Kongresit për financimin e luftës, duke lënë të hapur mundësinë që kjo shumë të ndryshojë. Ai theksoi nevojën për mbështetje financiare për operacionet aktuale dhe ato të ardhshme.

Në të njëjtën konferencë, gjenerali i lartë amerikan Dan Caine dha detaje mbi mjetet ushtarake të përdorura në konflikt. Sipas tij, avionët A-10 Warthog po përdoren për të goditur mjetet e shpejta detare në Ngushticen e Hormuzit, ndërsa helikopterët AH-64 Apache janë angazhuar në Irak kundër grupeve të lidhura me Iranin.

Konflikti ka sjellë tensione të larta në rajon, ndërsa zhvillimet e mëtejshme pritet të varen nga vendimet politike dhe ushtarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy