Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka deklaruar se Shqipëria mbetet e sigurt përballë çdo kërcënimi, duke theksuar se politikat e sigurisë janë plotësisht të harmonizuara me NATO.
Në reagimin e tij, Nufi iu referua edhe deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se çdo shtet ndjek strategjitë e veta të sigurisë, ndërsa Shqipëria mbështetet në bashkëpunimin me aleatët.
Ai nënvizoi se doktrina ushtarake dhe përgatitjet mbrojtëse të vendit janë në përputhje të plotë me standardet e NATO-s, duke garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
Ministri shtoi gjithashtu se siguria e Kosoves mbetet e garantuar përmes pranisë së KFOR-it, duke e cilësuar këtë si një faktor kyç për stabilitetin në rajon.
Sipas tij, çdo shqetësim i mundshëm trajtohet në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa angazhimet e marra në kuadër të NATO-s kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në rajon.

