Humb jetën një 27-vjeçar, u godit nga vetura në Nadakovc të Vushtrrisë

by Nexhat

Policia e Kosovës njofton se sonte rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

banner

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore, theksohet në njoftimin e policisë.

“Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy