Haradinaj uron Fitër Bajramin, bën thirrje për unitet dhe solidaritet

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit në shoqëri.

Gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës, Haradinaj u shpreh se fryma e muajit të shenjtë të Ramazanit duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të tij, përmes përkushtimit dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit.

banner

“Gëzuar festa me përkushtim, si e ka karakterizuar edhe muaji i shenjtë i Ramazanit. Me unitet që të jemi bashkë dhe solidaritet që t’i gjendemi njëri-tjetrit, sa më bashkë, sa më solidarë është mirë për të gjithë ne”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se këto vlera janë thelbësore për forcimin e shoqërisë dhe për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy