Trump kritikon vendet e NATO-s për Hormuzin: “Frikacakë, do ta mbajmë mend”

by engel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër anëtarët e NATO-s për, siç tha ai, mungesën e mbështetjes në operacionet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Në një reagim publik, Trump i quajti vendet aleate “frikacakë”, duke i akuzuar se nuk kanë ofruar anije luftarake për patrullimin e kësaj rruge strategjike, e cila është bllokuar në praktikë nga veprimet e Iranit.

banner

Sipas tij, aleanca ushtarake varet në mënyrë të tepruar nga SHBA-ja dhe nuk ka treguar gatishmëri për të marrë pjesë në operacione që lidhen me sigurinë globale dhe stabilitetin e tregjeve energjetike.

Trump theksoi gjithashtu se refuzimi për të ndërhyrë ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, duke shtuar se hapja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte një operacion i thjeshtë ushtarak.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe debateve brenda aleancës për rolin dhe përgjegjësitë e përbashkëta në menaxhimin e krizave ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy