Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare, priten ndryshime në strukturat drejtuese të partisë

by engel

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, pritet të mbledhë këtë të shtunë, më 21 mars, Asamblenë Kombëtare të partisë.

Mbledhja do të zhvillohet në Durrës duke nisur nga ora 10:00, ndërsa në fokus pritet të jetë riorganizimi i strukturave drejtuese të partisë.

banner

Ky takim vjen pas një muaji intensiv për socialistët, të cilët gjatë marsit kanë zhvilluar disa mbledhje të Kryesisë dhe të strukturave organizative, në kuadër të përgatitjeve për ristrukturim.

Asambleja Kombëtare mblidhet çdo dy vite për të zgjedhur drejtuesit e lartë të partisë dhe për të rikonfiguruar organizimin nga niveli qendror deri në bazë. Gjatë punimeve pritet edhe fjala e Ramës, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.

Ky proces konsiderohet i rëndësishëm për forcimin e strukturave të Partia Socialiste dhe përgatitjen e saj për sfidat politike në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy