Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët bektashinj për Sulltan Nervuzin, një festë që shënon për ta fillimin e një viti të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.

Me këtë rast, Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të cilit i përcolli urime të përzemërta.

banner

Kreu i Shtetit shqiptar uroi që kjo ditë të shërbejë si thirrje për më shumë shpresë, harmoni e mirëkuptim në të gjithë shoqërinë shqiptare.

“Gëzuar Sulltan Nevruzin! Jam këtu te Kryegjyshata Botërore, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të kenë paqe, begati dhe lumturi në jetën e tyre!” – u shpreh Presidenti i Republikës.

“Sulltan Nevruzi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhe vlerat e tij duhet të mishërohen në jetën tonë të përditshme. Sulltan Nevruzi është lindja e pranverës, lindja e shpresës, lindja e dritës mbi errësirën, dhe duhet që vlerat e larta të kësaj dite, të paqes, të dhembshurisë, te dashurisë, të solidaritetit dhe të besimit për një të ardhme më të mirë, të jenë ato që duhet të na përçojnë në të gjitha ditët tona të vitit!“ – deklaroi Presidenti i Shqipërisë nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy