Protesta e PD-së, reagon Ambasada Gjermane në Shqipëri: Dënojmë dhunën e papranueshme

by Nexhat

Ambasada Gjermane në Shqipëri ka reaguar pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada dënoi atë që e quajti dhunë të papranueshme.

banner

“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në njoftim.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në përfundim të tubimit ka paralajmëruar protestën e radhës, duke mos dhënë ndonjë datë të caktuar./A2cnn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy