Arrestohen katër persona për dallavere me patentë shoferë, mes tyre edhe një ekzaminere e Ministrisë

by engel

Katër persona janë arrestuar nga organet e rendit nën dyshimin për përfshirje në dallavere gjatë procesit të pajisjes me patentë shoferë. Në mesin e të arrestuarve janë tre instruktorë dhe një ekzaminere e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Dimal Basha, i cili përmes një njoftimi publik theksoi se të dyshuarit përballen me akuza për marrje ryshfeti, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

banner

Sipas tij, aksioni është ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse të rendit dhe drejtësisë, ndërsa konfirmoi se njëra nga të arrestuarat është pjesë e stafit të angazhuar nga ministria që ai drejton.

Basha ka mirëpritur operacionin policor, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rastit. Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë të jenë të vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe çdo forme të abuzimit me detyrën zyrtare.

“Do të jemi të përkushtuar në garantimin e integritetit, transparencës dhe besimit në institucionet publike”, ka deklaruar ai, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy