Tre anëtarë të VV në KQZ/ Osmani e dërgon çështjen në Kushtetuese

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kërkuar sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas kërkesës së partisë në pushtet për të pasur tre përfaqësues në këtë institucion.

Sipas njoftimit nga kabineti presidencial, situata është komplikuar pasi partitë parlamentare kanë propozuar më shumë kandidatë sesa lejohet me Kushtetutën e vendit. Për këtë arsye, presidentja ka vendosur që të presë një interpretim zyrtar nga gjykata më e lartë në vend përpara se të procedojë me emërimet.

banner

“Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje Gjykata para se të vijohet tutje”, thuhet në reagimin zyrtar të presidencës.

Kërkesa për tre anëtarë në KQZ nga Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka nxitur një tjetër përplasje institucionale mes tij dhe presidentes Osmani. Kjo çështje pritet të marrë një epilog pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili do të përcaktojë mënyrën e përfaqësimit në KQZ.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy