Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, ka pritur në takim drejtues dhe përfaqësues të disa prej organizatave më të njohura ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Reporterët Pa Kufij, Asociacioni i Gazetarëve Evropian, Federata Evropiane e Gazetarëve, Unioni i Transmetuesve Evropian, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Indeksi i Censurës, Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit.
Gjatë diskutimit, Kurti theksoi se liria e medias mbetet një ndër shtyllat kryesore për qeverinë, duke vlerësuar se në Kosovë ekziston një mjedis mediatik i larmishëm dhe pluralist. Ai theksoi se liria e shprehjes jo vetëm mbrohet, por edhe ushtrohet përmes kritikës ndaj institucioneve.
Megjithatë, kryeministri ngriti shqetësime lidhur me mungesën e transparencës në pronësinë e mediave dhe ndikimin e interesave korporative në këtë sektor.
Pas dëgjimit të çështjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e organizatave, Kurti i falënderoi ata për vizitën dhe diskutimin, duke shprehur gatishmërinë e Qeveria e Kosovës për bashkëpunim të mëtejmë në funksion të forcimit të lirisë së mediave.

