Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Shaptej të Leposaviqit, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur pasditen e 22 marsit, kur zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe ndaluar të dyshuarit gjatë kontrollit në zonën kufitare.
Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa pas procedurave fillestare dhe me vendim të prokurorit kompetent, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje pritet të vazhdojnë nga organet kompetente.

