Vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani 29 vjeçari shqiptar nga Lugina e Preshevës

by Nexhat

Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar.

Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës. Ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Esslingen, shkruan albinfo.ch.

banner

Sipas konfirmimeve nga autoritetet e sigurisë dhe shërbimet shëndetësore gjermane, 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

I riu shqiptar la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

Vlen të theksohet se rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Albinfo.ch

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy