Komuna e Mitrovicës vendos të heqë billbordet e Thaçit e Veselit, pengohen nga disa qytetarë – ndërhyn policia

by Nexhat

Media lokale “Mitropol” ka raportuar për një incident të ndodhur në Komunën e Mitrovicës, lidhur me largimin e disa billbordeve në hapësira publike.

Sipas këtij mediumi, komuna e udhëhequr nga Faton Peci ka marrë vendim për largimin e billbordeve ku janë të paraqitur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë.

banner

Raportohet se gjatë tentativës për largimin e njërit prej billbordeve, disa qytetarë kanë ndërhyrë duke kundërshtuar këtë veprim.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.

Ende nuk dihet nëse komuna do të vazhdojë me largimin e billbordeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy