Deputeti Arian Tahiri shihet në Mitrovicë bashkë me qytetarët që po mbronin billbordin me ish-krerët e UÇK’së

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, sot është parë bashkë me disa qytetarë në qytetin e Mitrovicës së Jugut të cilët kanë dalë për të parandaluar rrëzimin e një billbordi ku ishte fotografia e ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Lidhur me këtë çështje sot ka shkruar edhe kreu i kësaj komune, Faton Peci, duke thënë se si kryetar kishte dhënë urdhër që të kursehej vetëm billobrdi në fjalë për shkak të rrethanave në të cilat gjenden Thaçi e Veseli.

banner

“Si kryetar, u kam rekomanduar që të ketë përjashtim vetëm billbordi i vendosur për ish Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata”, ka shkruar Peci para pak minutash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy