Foda para ndeshjes historike: Kosova synon fitore në Bratisllavë ndaj Sllovakisë

by engel

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet nesër me Sllovakinë në Bratisllavë, në një ndeshje vendimtare të fazës “play-off” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për paraqitjen e skuadrës së tij, duke theksuar se “Dardanët” janë përgatitur mirë dhe janë të gatshëm për sfidën.

banner

Foda bëri të ditur se skuadra ka zhvilluar seanca cilësore stërvitore në ditët e fundit dhe se fokusi tashmë është tërësisht te ndeshja ndaj Sllovakisë. Ai theksoi se Kosova ka dëshmuar më herët se mund të marrë rezultate pozitive edhe në transfertë.

Sipas tij, fitoret e mëparshme si mysafirë ndaj Suedisë dhe Sllovenisë janë dëshmi e qartë e potencialit të ekipit për të triumfuar edhe në këtë përballje vendimtare.

Në rast të një fitoreje ndaj Sllovakisë, Kosova do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë, në ndeshjen që do të përcaktojë skuadrën që siguron një vend në Kampionatin Botëror 2026.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy