Miftaraj: Aktgjykimi i Kushtetuetes tregoi se askush s’mund t’i detyrojë deputetët të qëndrojnë në sallë në seancën për Presidentin

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Vjosa Osmanit tregon dy gjëra.

E para thotë ai që kërkesa e LVV për t’i obliguar deputetët të qëndrojnë në sallë për votimin seancën e zgjedhjes së Presidentit nuk qëndron.

banner

“Kërkesa e Albulena Haxhiut dhe LVV për të obliguar deputetët e Kuvendit të Kosovës të qëndrojnë në sallë për të marrë pjesë në votim nuk është obligim kushtetues. GJK po tregon se nuk ka normë kushtetuese e as ndonjë praktikë gjyqësore që i detyron deputetët me qëndru fizikisht në sallë. Kjo lidhet me parimin e mandatit të lirë të deputetit”, ka thënë ai.

Ai tha po ashtu se dekreti nuk prodhon asnjë pasojë juridike.

“Dekreti nuk prodhon asnjë pasojë juridike/kushtetuese. Kuvendi obligohet që brenda 34 ditëve të zgjedhë kreun e shtetit ose vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy