Patrullime të rregullta të KFOR-it në lindje të Kosovës, fokus në siguri dhe stabilitet

by engel

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Floridës, të angazhuar në kuadër të Komandës Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO, KFOR, po zhvillojnë patrullime të rregullta përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, Vija Administrative Kufitare (ABL) sipas KFOR-it, në zonën e tyre të përgjegjësisë në Kosovë.

Këto aktivitete zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë për qëllim ruajtjen e një pasqyre të qartë të situatës në terren, duke kontribuar drejtpërdrejt në stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Prania e trupave ndërkombëtare në këto zona konsiderohet një element kyç në parandalimin e tensioneve dhe në garantimin e një ambienti të qetë për qytetarët.

banner

Nga KFOR theksohet se misioni i tyre mbetet i pandryshuar, duke u bazuar në Rezoluten 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me synimin për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të plotë të lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në përmbushje të këtij mandati, KFOR bashkëpunon ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë Policia e Kosovës dhe EULEX, duke koordinuar veprimet në përputhje me rolet përkatëse në garantimin e rendit dhe ligjit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy