OVL e UÇK-së kundër ekspozitës në Prishtinë: U shtrembërua lufta dhe u fyen viktimat

by engel

OVL e UÇK-së ka reaguar përmes një komunikate për media, duke kundërshtuar ashpër ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës, për të cilën thotë se shtrembëron luftën çlirimtare dhe cenon dinjitetin e viktimave.

Në reagim thuhet se paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, veçanërisht në përvjetorin e Bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, përbën një akt të papranueshëm dhe moralisht të dënueshëm.

banner

Sipas OVL-së, përgjegjësia për këtë, siç e quajnë ata “shtrembërim”, bie mbi autorët e ekspozitës dhe mbështetësit e tyre politikë, por edhe mbi institucionet që kanë financuar realizimin e saj.

Organizata thekson se financimi i kësaj përmbajtjeje nga institucionet publike, përfshirë Kuvendin e Kosovës, përbën një skandal serioz që, sipas tyre, dëmton të vërtetën historike dhe poshtëron sakrificën e luftës.

Në fund të reagimit, OVL e UÇK-së kërkon distancim të menjëhershëm institucional nga ekspozita dhe llogaridhënie për përgjegjësit, duke theksuar se askush nuk duhet të njollosë luftën dhe sakrificën e popullit shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy