Muriqi para ndeshjes me Turqinë: “Nuk dorëzohemi, do të luajmë për fitore”

by engel

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë sinjale të qarta para përballjes vendimtare ndaj Turqisë, duke theksuar se skuadra është e vendosur të luftojë deri në fund për një vend në Botëror.

“Dardanët” ndodhen vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së madhe, ndërsa finalja e fazës Play-Off do të zhvillohet më 31 mars në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas triumfit në Bratislavë, atmosfera festive i ka lënë vendin përqendrimit maksimal në përgatitjet për sfidën vendimtare.

banner

Edhe trajneri Franco Foda ka kërkuar fokus të plotë nga skuadra, duke theksuar se çdo vëmendje tashmë duhet të jetë te ndeshja ndaj Turqisë.

Në një intervistë për HT Spor, Muriqi pranoi se përballja do të jetë emocionale për të, duke pasur parasysh eksperiencën e tij disa vjeçare në futbollin turk.

“Jam shumë i emocionuar për ndeshjen kundër Turqisë. Kam kaluar tetë vite në atë kampionat dhe njoh shumë lojtarë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne nuk dorëzohemi dhe do të luajmë për të fituar”, u shpreh ai.

Ndërkohë, përgatitjet e Kosovës po vazhdojnë në Prishtinë, ndërsa një lajm pozitiv vjen edhe nga rregullorja e UEFA, sipas së cilës kartonët e verdhë janë zeruar për këtë fazë. Kjo do të thotë se mbrojtësi Lumbardh Dellova do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare.

Me motiv të lartë dhe mbështetjen e tifozëve vendas, Kosova synon të shkruajë historinë në një nga sfidat më të rëndësishme të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy