“Të bëjmë çdo gjë për hapjen e partisë”, Berisha jep porositë për të vetët: E pafalshme për ne që…

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me drejtuesit dhe koordinatorët politikë, ka bërë thirrje për hapjen e partisë dhe rritjen e anëtarësimeve të reja, duke e cilësuar këtë si një prioritet të menjëhershëm për strukturat.

Berisha theksoi se çdo drejtues duhet të ketë si standard pune zgjerimin e partisë dhe përfshirjen e anëtarëve të rinj, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me performancën politike. “Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të hapim PD-në. Çdo kryetar dhe koordinator duhet të ketë etalon anëtarësimet e reja dhe hapjen e partisë,” u shpreh ai

banner

Ai pranoi se aktualisht ekzistojnë probleme serioze në procesin e anëtarësimeve, duke theksuar se shumë qytetarë që kërkojnë të bëhen pjesë e Partisë Demokratike nuk po gjejnë mundësinë për t’u regjistruar. “Janë me qindra, madje mijëra demokratë të paanëtarësuar që kërkojnë të marrin dokumentet e PD. Nuk ka kush ua ofron. Kjo është e pafalshme për ne,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, situata kërkon një ndryshim të qasjes nga strukturat, duke kaluar nga thirrjet formale tek vlerësimi konkret i punës në terren dhe angazhimi për të përfshirë sa më shumë qytetarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy