PDK kërkon nga Osmani emërimin e anëtarit të dytë në KQZ pas vendimit të Kushtetueses

by engel

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin KO81/26, duke i bërë thirrje Presidentes Vjosa Osmani për emërimin e menjëhershëm të anëtarit të dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në reagimin e saj, PDK ka mirëpritur aktvendimin e Kushtetueses, i cili e shpalli të papranueshme kërkesën për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare, duke theksuar se ky vendim qartëson rendin kushtetues dhe rolin e institucioneve në proceset e emërimeve.

banner

Partia opozitare vlerëson se, pas këtij vendimi, nuk ka më pengesa për përfundimin e procesit të emërimit të anëtarëve në KQZ. Sipas saj, çdo vonesë e mëtejshme është e pajustifikueshme dhe ndikon negativisht në funksionimin e rregullt të institucioneve zgjedhore.

PDK ka theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe garantimit të përfaqësimit të drejtë politik në institucionet e pavarura, duke shtuar se mbetet e përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe funksionimin efektiv të institucioneve në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy