Iraku rrëmbeu vendin e fundit të lirë në Kupën e Botës, duke mposhtur Bolivinë 2-1 në ndeshjen eliminatore ndërkonfederale për të vulosur rikthimin pas një mungese 40-vjeçare.
Husejn shënoi golin e fitores në pjesën e dytë për t’i bërë irakianët ekipin e 48-të dhe të fundit që kualifikohet për turneun në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një nga edicionet më revolucionare në histori. Për herë të parë, turneu do të organizohet nga tre shtete njëkohësisht: Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja. Po ashtu, për herë të parë do të marrin pjesë 48 skuadra, duke i dhënë fund formatit klasik me 32 ekipe.
Argjentina, kampione bote në fuqi, do të tentojë të ruajë titullin, teksa për herë të parë në kompeticionin më të madh botëror do të jenë Uzbekistani, Jordania, Kepi i Gjelbër, Kuraçao dhe Haiti. Mungesë e madhe është padyshim Italia, 4 herë kampione bote, që dështoi për të qenë sërish për herë të tretë radhazi në një Kupë Bote.
Turneu do të nisë më 11 qershor 2026 në stadiumin Estadio Azteca dhe do të përfundojë më 19 korrik në MetLife Stadium. Në total do të zhvillohen 104 ndeshje për 39 ditë.
Formati i ri
Skuadrat janë ndarë në 12 grupe me nga 4 ekipe. Dy të parat e çdo grupi dhe 8 vendet e treta më të mira do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt (1/16 e finales).
Grupet e Botërorit 2026
Grupi A: Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnje-Hercegovinë, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguaj, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Bregu i Fildishtë, Ekuador, Curaçao
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, fituesi Playoff 2, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, fituesi Playoff 1, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

