“The Sun”: 5 shqiptarë burgosen çdo ditë në Britani

by Nexhat

Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një investigimi të tabloidit britanik “Sun on Sunday”.

Shifrat e Ministrisë britanike të Drejtësisë tregojnë se 1,865 persona nga ky vend ballkanik u dërguan në burg nga janari deri në shtator të vitit të kaluar.

banner

Në total, ishin 75,289 persona të të gjitha kombësive, përfshirë të të paraburgosurit dhe kriminelë të dënuar, u futën në qeli deri në shtator 2025 sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë.

Shtetasit shqiptarë përbëjnë vazhdimisht përqindjen më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar – rreth 9% të të gjithë kriminelëve të huaj të burgosur.

Një analizë e “The Sun on Sunday” tregon se në 3 muajt e parë të këtij viti, 58 shqiptarëve u janë dhënë dënime me të paktën 1 vit burg për krime që variojnë nga veprat penale të drogës deri te kontrabanda e njerëzve.

Shkelësit e ligjit me shtetësi të huaj që marrin dënime prej 12 muajsh ose më shumë u dorëzohen automatikisht urdhra dëbimi pasi burgosen.

Ligjet e reja që do të miratohen nga Partia Laburiste do të bëjnë që disa të burgosur të deportohen që pasi të kenë kaluar një të tretën e dënimit të tyre, nga gjysma e dënimit që është aktualisht.

Që nga zgjedhjet e vitit 2024, Partia Laburiste thotë se më shumë se 58,500 migrantë të paligjshëm dhe kriminelë të huaj janë larguar ose deportuar nga vendi.

Mbretëria e Bashkuar ka një marrëveshje transferimi të të burgosurve me Shqipërinë, që do të thotë se çdo shqiptar i dënuar me 4 vjet ose më shumë dënim nga një gjykatë e Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohet përsëri në vendin e tij të origjinës për të vuajtur dënimin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë u shpreh: “Kjo qeveri ka rritur deportimin e shkelësve të huaj me më shumë se 8,700 të larguar që nga korriku 2024 – një rritje prej 32% krahasuar me 19 muajt e mëparshëm. Për më tepër, ne po ndryshojmë ligjin në mënyrë që të burgosurit e huaj të mund të deportohen më herët se kurrë më parë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy