Osmani e pret në takim lamtumirës ambasadorin kanadez: Presidentja potencon vullnetin për koordinim me aleatët

by informim

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman.

Osmani, siç njoftoi Presidenca, e ka falënderuar ambasadorin Bowman “për angazhimin e tij në thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale në mes të Kosovës dhe Kandasë, si dhe për mbështetjen e vazhduar përmes projekteve të ndryshme, në veçanti, mbështetjen për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

banner

“Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë partneritetin dhe bashkëpunimin në rritje me Kanadanë, duke vënë theksin në vlerat e përbashkëta demokratike, për të cilat të dy shtetet janë të përkushtuara që t’i promovojnë anekënd botës”, thotë Presidenca.

Osmani dhe Bowman biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast presidentja potencoi “vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy