67
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se ministri i tanishëm i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte qenë mjaft kritik ndaj Albin Kurtit, kur Lëvizja Vetëvendosje ishte ndarë.
“Kur jemi nda, ka qenë kritik absolut i asaj që ka bë Kurti”, tha Molliqaj në Frontal në T7.
Ai tha se Vitia nuk ka bërë shumë punë në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Nuk ka ndryshime në shëndetësi”, tha Molliqaj.
Ai e përshkroi kështu ministrin e LVV-së: “Viktimizohet gjithmonë. Duket sikur po e çojnë me zor, në fakt do vetë”.