“Stop importit, bojkotoni firmat serbe!”/ Fermerët kundër skemës për bujqësinë, protestë para Ministrisë: Duam subvencion nafte si jahtet!

by Nexhat

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” janë hedhur sot në protestë para Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa kundërshtojnë skemën kombëtare 2026. Me pankarta në duar me mesazhe si; “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit”, “Bojkotoni firmat serbe”, fermerët kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë sa i takon kësaj skeme.

“Skema nuk na mbështet, kostot janë të larta. Skema 2026 nuk ishte ajo që u diskutua me ne. Të na subvencionohet nafta si jahtet. Të rritet mbështetja për blegtorinë, të bllokohet importi që na konkurron”, tha një prej protestuesve.

banner

Ata mes të tjerash kërkuan subvencione nga shteti. “Kërkojmë subvencione si gjithë rajoni. Kemi 7-8 herë më pak subvencione sesa rajoni. Me kë duhet të konkurrojmë ne? Kërkojmë naftë pa taksa për fermerët ose të bëjë një rregullim qeveria për taksën e qarkullimit”, pohoi një tjetër.

Fermerët kërkojnë subvencione pasi pretendojnë se kostot e ushqimit të bagëtive dhe karburanti janë rritur. Ndërkohë, protestuesit kërkojnë një takim me ministrin e Bujqësisë dhe atë të Financave.

foto galeri
foto galeri
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy