Opinionisti Rrahman Paçarizi në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka kurrfarë obligimi që ta bëjë përsëri Vjosa Osmanin presidente të shtetit të Kosovës.
“Nuk ka marrëdhënie që zgjatin gjithmonë kryhet dikur sepse përfundojnë interesat. Raporti i tyre ka qenë kontratë politike, nuk ka qenë lidhje emocionale, Albin Kurti nuk e ka një obligim ndaj Vjosa Osmanit për me bo gjithmonë presidente”, ka thënë Paçarizi,
Ai gjithashtu tha se është shqetësuese se si Osmani pas 5 vite si presidente, ankohet se përse nuk po bëhet përsëri.

