Meta mbetet në burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese këtë të mërkurë ka marrë vendimin dhe ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kushtetuesja ka argumentuar se masa nuk është jo propocionale dhe me shumicë votash vendosir të rrëzonte kërkesën.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill ora 11.00 për zhvillimin e seancës së parë në themel me dyer te hapura për ish presidentin Ilir Meta dhe 4 të pandehurit e tjerë.

banner

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka caktuan 27 prillin si datë në të cilën do të nisin procesin në themel pas kalimit te dosjes për gjykim. Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike.

Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin.

Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy