Flamur Noka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me akuzën për shpifje.
Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas shqyrtimit të padisë së paraqitur nga Gjergji Vishkulli.
Ky i fundit kishte kërkuar nga gjykata deklarimin fajtor të Nokës, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, për një denoncim publik të bërë në rrjetin social Facebook. /A2cnn

