Ditën e djeshme, Ilire Dauti, deputete e Aleancës për Shqiptarët në opozitë, në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, reagoi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe kritikoi faktin që materialet e seancës nuk janë në gjuhën shqipe.
Lidhur me këtë çështje, Dauti, e ftuar në Kosova Live, tha se po ‘’tentohet që të frikësohen shqiptarët’’.
‘’Sjellja e tyre, janë tentimi për të nënçmuar qytetarin shqiptar. Janë tentimi për ta frikësuar qytetarin shqiptar. Kjo pa dyshim që nuk mund të kalojë në parlament, sepse ne e kemi për detyrë t’i mbrojmë në rend të parë parimet tona, dhe ligjet, dhe ligj për gjuhët është gjëja kryesore’’, tha ajo mes tjerash në T7

