Ky është i riu që humbi jetën në vetaksident në Istog

by Nexhat

Në rrjetet sociale është publikuar fotografia e 32-vjeçarit nga fshati Tubuhoc i cili humbi jetën tragjikisht pas vetaksidentit në Dobrushë të Istogut.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa automjeti ishte duke qarkulluar në magjistralen Pejë-Mitrovicë, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, i njëjti ka humbur kontrollin dhe më pas ka devijuar djathtas, me ç’rast ka goditur shtyllën e betonit.

banner

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR- DRP-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy