Rama: Ishte kënaqësi të punoja me Orbanin dhe ia uroj gjithë të mirat, e uroj ngrohtësisht Magyarin për fitoren mbresëlënëse

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti mik të mirë Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë i cili do të duhet ta dorëzojë pushtetin pas 16 vjetësh pas humbjes në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Rama tha se pati kënaqësinë të punonte me Orbanin.

banner

“Ka qenë kënaqësi të punoja me Kryeministrin Orban dhe të dëshmoj afrimin e Shqipërisë dhe Hungarisë. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, shkroi ai në një postim në X.

Në vijim, ai e uroi kryeministrin e ardhshëm të Hungarisë, Peter Magyar, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet.

“Në të njëjtën kohë, e uroj ngrohtësisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë çdo sukses në përpjekjen e tij të madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe pres me padurim të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shkroi Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy