Nga 1500 deri 5000 euro, MINT gjobit KEDS’in: U verifikuan njehsorë me afat të skaduar

by Nexhat

MINT ka shqiptuar gjoba ndaj KEDS’it për njehsorë me afat të skaduar, të cilët janë identifikuar pas verifikimit. Ministria ka bërë të ditur se aktivitetet në terren janë intensifikuar pas ankesave të pranuara nga konsumatorët, përmes Komisionit Verifikues.

Tutje, nga MINT, bëhet e ditur se, është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë, dhe se në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë, përcjell Gazeta Express.

banner

Komunikata:

MINTI shqipton gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët me afat të skaduar të verifikimit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas ankesave të pranuara nga konsumatorët, ka intensifikuar aktivitetet në terren përmes Komisionit Verifikues për njehsorët elektrikë.

Gjatë verifikimeve të realizuara në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë. Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, duke u mbështetur në Ligjin për Metrologji (neni 46, paragrafi 1.3, nënparagrafi 1.3.2), ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë.

MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe trajtimin me prioritet të çdo ankese të adresuar në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Me qëllim të lehtësimit të raportimit të parregullsive në treg, nga sot është funksionalizuar edhe një numër mobil për pranimin e ankesave. Qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre në çdo kohë, përfshirë ditët e vikendit dhe festat, edhe përmes platformës Viber.

Numri për pranimin e ankesave:

+383 (0) 46 311-000

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy