Ministri i Jashtëm i Shqipërisë flet për strategji të përbashkët për diasporën dhe i drejtohet Konjufcës: Duhet harmonizim

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha foli për ndërtimin e një strategjie për diasporën 2026-2030.

Ai tha gjatë një paneli në Samitin e Diasporës në Tiranë se duhet të punohet me “qasje sa më të qartë dhe sa më të harmonizuar”.

banner

Në panelin e diskutimit ku po merr pjesë edhe kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti e ish-zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, Hoxha tha se ne “kemi disa vende, kemi një diasporë”.

“Dhe nëse kemi një diasporë, duhet të kemi një qasje. Dhe nëse s’kemi një qasje, nuk kemi një strategji”, tha ai.

“Ne jemi duke ndërtuar strategjinë e ardhshme për diasporën 2026-2030. Jemi duke e diskutuar në një sens të gjerë, do ta diskutojmë edhe me autoritetet kosovare, edhe me autoritetet e tjera gjithkund. Por meraku i madh që kam unë është: a kemi një koncept të qartë se si ne ndërveprojmë me diasporën tonë, e cila atje nuk është e ndarë. Vendet tona janë vendet tona, ne respektojmë vendet tona, respektojmë të gjitha perogativat shtetërore, por në Bruksel, në Britaninë e Madhe, në SHBA, në Austriali, diaspora është një. Ata kanë gjuhën, identitetin, interesat, kanë absolutisht gjithçka të përbashkët”, tha Hoxha.

Kryediplomati shqiptar tha se “nëse nuk i bëjmë me një qasje të përbashkët, ne nuk shkojmë asgjëkundi”.

Në një moment, ai iu drejtua homologut të tij nga Kosova, duke i kërkuar harmonizim.

“Prandaj duhet të kemi dhe të shohim, i dashur ministër i Kosovës, të shohim se si ndërveprimi ynë kulturor në kryeqytete në vende të tjera, të jetë sa më i harmonizuar, sepse kemi pothuajse gjithçka të përbashkët dhe s’kemi absolutisht asgjë të ndarë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy