Publikohen pamjet në Gjykatë: Momenti kur terroristi serb tenton të ikë në Banjskë, kapet nga Policia e Kosovës

by Nexhat

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca gjyqësore në rastin e sulmit në Banjskë.

Fjalën e tij përfundimtare, prokurori Naim Abazi, e shoqëroi edhe me video ku shihet edhe momenti duke ikur të dyshuarit, si dhe momenti i kapjes së njërit  prej të akuzuarve.

banner

Me këtë rast, Abazi theksoi se rasti në fjalë nuk është i izoluar, por është një organizim i mirëfilltë kriminal.

“Me qëllim terrorist dhe me synim të cënimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Abazi gjatë seancës.

Ai shtoi se organizimet e këtij grupi kriminal datojnë edhe më herët se data 24 shtator 2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy