KLINË/ Aksident i rëndë në fshatin Leskoc – Rrokulliset traktori, raportohet se ka vdekur një person

by Nexhat

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leskoc, ku një traktor është rrokullisur në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Klina.info dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i mjetit, i identifikuar me inicialet Gj.D., 57 vjeç.

banner

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare, ndërsa rasti mbetet në hetim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy