Zjarrfikësi që shpëtoi banorët në rastin e incidentit të zjarrit në Tiranë, ka folur pasi rrezikoi jetën e tij për të nxjerrë nga banesa një grua që ishte bllokuar.
Ai u cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një banoreje.
“Më tha lemë të digjem me gjithë shpi dhe i thashë eja se o ta shuajmë flakën brenda shtëpisë dhe do jetë prapë funksionale për ju. Isha i detyruar të shkoja sepse më njoftoi e bija. E gjeta zonjën të asfiksuar dhe ishte tmerruar…. Kokoren ia vendosa, sepse nga lartësitë kishte rënie të pjesëve metalike dhe tullat, dhe isha i detyruar t’ia vendosja sepse banori nuk është i specializuar të zbresë nga autoshkalla”, u shpreh Jonus Murataj, shefi i shërbimit zjarrfikës në një deklarim për Top Channel.

