Rreziku i arratisjes, Specialja s’e sheh më si argument të fortë të Prokurorisë për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit

by Nexhat

Paneli i gjyqtarëve të Gjykatë Speciale ditë me parë kanë marrë vendim për t’ia vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,

Megjithatë në këtë vendim, Paneli i gjyqtarëve ka konstatuar se argumenti i parë i Prokurorisë në kërkesën për vazhdim të paraburgimit nuk është i mbështetur plotësisht. Bëhet fjalë për “rrezikun e ikjes”. Gjykata konstaton se ndonëse s’mund të përjashtohet plotësisht, Prokuroria s’ka arritur të dëshmojë mjaftueshëm që ekziston një mundësi reale dhe e besueshme që Hashim Thaçi do të arratiset në rast se lirohet.

banner

“Paneli konstaton se, ndërsa rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet kurrë plotësisht, Paneli konsideron se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të vërtetojë pretendimin e saj për një “mundësi mjaftueshëm reale” që i Akuzuari të arratiset nëse lirohet bazuar në fazën e procedurave”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Speciale të publikuar me datën 13 prill 2026, .

Megjithatë Gjykata ia ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit meqë ka konstatuar se ekziston rreziku për  pengim të përparimit të procedurave të Gjykatës Speciale dhe kryerje të veprave të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy