Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me homologen Giorgia Meloni.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Qeveria Italiane përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ku konfirmohet se takimi mes dy liderëve do të mbahet në orën 15:00, në selinë e qeverisë italiane, “Palazzo Chigi”.
Ende nuk janë bërë publike detaje mbi axhendën apo temat që do të diskutohen gjatë këtij takimi, por pritet që në fokus të jenë çështje me interes të përbashkët, si bashkëpunimi dypalësh, proceset integruese dhe zhvillimet rajonale./TCH

