Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, ka qëndruar sot për vizitë në Gllogjan në kullën e Haradinajve.
Hoti ka marrë pjesë në homazhet për 27-vjetorin e rënies së Shkëlzen Haradinajn e të tjerëve.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë Hotit se i ka nderuar me vizitën.
“Ke bo mirë që ke ardhë, nderim”, dëgjohet teksa i thotë Haradinaj.

