Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Barcelonë ka deklaruar se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar ndryshe nga sa ishte më parë, si një “njollë e errët” në hartën e Europës.
Në një postim në rrjetet sociale, , Rama u shpreh se delegacioni shqiptar u prit me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, një nga institucionet më prestigjioze ekonomike në rajonin e Katalonjës.
“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”, shkruan Rama.

