“Rama dhe Lubi Balluku do përgjigjen…” Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by Nexhat

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Berisha vizitoi mbrëmjen e sotme deputetë e qytetarë që janë të shtruar në urgjencën e QSUT, të lënduar nga përplasja me policinë gjatë protestës.

banner

Berisha vizitoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu si edhe gazetarin Aulon Kalaja i cili përveç gazit lotsjellës u godit dhe me shkop gome.

“Egërsia e përmasa shtazarake e mercenarëve të Edi Ramës, Enton Alushi një mercenar i karteleve të drogës. U sollën në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve, janë përdoru helme  e substanca që janë krime në konventa. U përdorën helme që përdoren kundër arinjve. Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luçiano Boçit, Klevis Balliut, Flamur Nokës, Ivi Kasos, dhe një seri protestuesish. Përveçe verbuesit të arinjve, kanë goditur shkop një pjesë delikate për jetën e njeriut. Janë përdorur bomba, i janë hedhur protestuesve granata zhurmuese, që janë plagosur. Rama dhe Lubi Balluku, mercenarët e kryeministrit…bashkë me Dashin e operacionales se do përgjigjen për këto akte ligjore…”, tha ai/news24

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy